Haalandin e do gjithë Europa, i ati zbulon dëshirën e tij

Erling Braut Haaland po fiton vëmendje gjithnjë e më shumë me Salzburgun. Ai sivjet ka shënuar 23 gola në 17 ndeshje dhe shumë klube të mëdha evropiane janë vënë në ndjekje të tij. Haland është vetëm 19 vjeç, por të gjithë e duan.

Juventusi është skuadra që e do më shumë sulmuesin e talentuar, por nuk mbeten pas as PSG dhe Bayern. Gjithsesi, i ati i Haalandit ka synime të tjera, ose të paktën thotë se kështu do djali. Sipas tij, Premier League është e ardhmja e Haalandit.

“Im bir ka karakteristikat e duhura për të luajtur në Premier League. Ai dëshiron të luajë atje në të ardhmen, por mbetet mirë te Salzburgu. Po luan në Champions League dhe nuk ka ndërmend të nxitohet“, ka deklaruar ai.