Flash News

KRYESORE

Habit përsëri deputeti Eduart Ndocaj, bën gjestin e madh...

Një prej kishave më të vjetra në Mirditë nuk ka energji elektrike. Një fakt i tillë është zbuluar nga deputeti Eduard Ndocaj, i cili ka vendosur që i dhuroj këtij objekti kulti një gjenerator. Ja çfarë shkruan deputeti në Facebook:

Eduard Ndocaj: Nje dhuratë per ish Abacinë e Oroshit.

Te dashur miq te nderuar, pergjat ketyre viteve te fundit e kam prekur realitetin shqiptar nga afer e kryesisht ne Qarkun e Lezhes. Varferia dhe veshtiresit jan te shumta kudo. Me miresin time jam perpjekur t’ju vij ne ndihme sadopak, duke kontribuar per problemet infrastrukturore si edhe ne ato familjare e humanitare.

Nuk deshiroj te ndalem e ti pershkruaj rast pas rasti por sot dua te bashkendaj me ju nje rast mjaft te veqante. Gjate fushates elektorale 2017 pata fatin te leviz shume edhe ne Mirdite. Takova shume njerez dhe ndigjova hallet e tyre te panumerta. Te gjithe kerkonin zgjidhjen e problemeve te tyre.

Nga te gjitha keto takime me ka len pershtypje nje takim me banoret qytetit Rreshenit ku miku im Xhovalin Kacorri me tregoj se Kisha e Shen Lleshdrit ne Orosh ishte pa drita. Ne fillim nuk e besova dhe ngela habitur se si ishte e mundur qe ish Abacia e famshme e Oroshit ishte pa ndriçim.

Xhovalini si besimtar dhe vullnetar i devotshem ne sherbim te Dioqezes Mirdites me shpjegoi situaten ne cilen gjendet ajo kishe historike dhe me kerkoj te kontriboja per te nderhyr. Ky fakt me emocionoj fort si mirditor, dhe menjehere kerkova te kontaktoja me meshtarin e famullis Oroshit dom Genc Qupi dhe garantova me bujarin time te dhuroja nje gjenerator silencioz i cili do bente te mundur ndriqimin dhe permisimin e sherbimit meshtarak cili ne dimer eshte gati i pamundur te perballohet me qirinj.

Deshira ime ishte ta dergoja gjeneratorin modern e te kushtueshem edhe ne kohen e fushates por ndjesia ime ishte te mos e perzija politiken me punet e kishes prandaj sot pas nje muaj nga zgjedhjet gjeneratori ka arritur ne ambientet e Dioqezes Rreshenit dhe se shpejti do instalohet ne Kishen e Oroshit pasi po punohet per impiantin e ri elektrik te atij vendi te shenjt qe i dha lavdi krahines dhe ban te lumtur te ndjehemi bijt e saj.

Miq te nderuar une Eduard Ndocaj, ndryshe nga politikanet e tjere nuk do kerkoj kurr te blej vota per pushtet por do kontriboj pa shkelur mbi varferin e bashkmirditorve te mi per qellime te pista politike. Prandaj ftoj te gjithe miqt dhe kryesishte bashkmirditort te kontribojme ne sherbim te Mirdites.

Zoti i ndihmofte mirditort dhe e forcofte misionin ungjillor ne Token e Katedraleve.”

Të fundit