Flash News

KRYESORE

Hacker-at kinezë vjedhin të dhënat sekrete mbi luftën nëndetare

Hacker-at kinezë vjedhin të dhënat sekrete mbi luftën

FBI ka nisur hetimet për hakërimin e disa të dhënave shumë të rëndësishme të një kontraktuesi të Marinës amerikane nga ana e qeverisë kineze.

Tek të dhënat e vjedhura përfshihen planet për një projekt rakete supersonike, njoftojnë mediat amerikane. Sulmet kibernetike në Janar dhe në Shkurt të këtij viti u konfirmuan nga televizioni "CBS News".

Hacker-at vunë në shenjestër një kontraktues të lidhur me një organizatë ushtarake amerikane që drejton kërkimet dhe zhvillimet për nëndetëset dhe armët nënujore.

Teksa të dhënat ishin të ruajtura në një rrejt të paklasifikuar që i përkiste kontraktueses, besohet se ishin shumë të rëndësishme për shkak të natyrës së teknologjisë nën zhvillim dhe lidhjeve me projektet ushtarake.

Sakaq, një ish-oficer i inteligjencës amerikane është dënuar nën akuzat se i ka dhënë dokumente sekrete një agjenti kinez.

Departamenti amerikan i drejtësisë ka bërë të ditur përmes një deklarate se dënimi për Kevin Mallory, 61 vjeç, do të jepet më 21 shtator dhe do të përballet me dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.

Të fundit