Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Hafizi tregon skenarin për shkrirjen e trupës së deputetëve nga PS dhe LSI
Zgjedhja e Presidentit të ri dhe zgjedhjet e 18 qershorit janë dy çeshtjet ku u ndal deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi.
“Kanë kaluar 8 ditë nga hapja e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të ri dhe shqiptarët nuk dinë asgjë për kandidtatët, apo ndosta dy- tre duar përmes presidentit duan të ndjelin një krizë të re institucionale për zgjedhjet të parakoshme"- u shpreh ajo.
Ajo deklaroi nga foltorja e Parlamentit se qeveria kërkon të zbatojë një skenar të fshehtë për të shkrirë trupën e deputetëve, në kushtet kur nuk ka asnjë informacion për kandidatët për President.
Ky është skenari për të shkrirë një trupë deputetësh në seanca boshe, pa emra, kandidatë dhe pa shpjegime, deputetë që hyjnë e dalin të nëpërkëmbur e të injoruar në seacna që do t’i lënë kohë njëra- tjetrës. Kohë që s’mjafton as për të menduar e jo më për të diskutuar sipas saj.
“Si mund të lejohet një proces i fshehtë? Kjo është situatë e padenjë dhe fyese për shqiptarët. A do kemi president e zgjedhje në 18 qershor? Institucionet e shtetit po bien një nga një.Askush nuk e di, çfarë po ndodh nga ky proces i mbyllur e konspiracioni për presidentin?.Kjo duket të jetë fundi i këtij parlamenti”, u shpreh Hafizi.