Flash News

KRYESORE

Haga i akuzon për krime lufte, Meta: I bindur në pafajësinë e Thaçit e Veselit, Kosova do të fitojë edhe këtë sfidë

Haga i akuzon për krime lufte, Meta: I bindur në pafajësinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për aktakuzat ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Mes një postimi në Facebook, ai shkruan se  Kosova, me urtësi, unitet dhe largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë.

“I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.

Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë! 🇦🇱❤️🇽🇰”, shkruan Meta në Facebook.

Kujtojmë se sot në një konferencë për mediat Meta u shpreh se  pala serbe nuk është dënuar sa duhet, madje sipas tij vrasësit e vëllezërve Bytyci për të cilët ka rezolutë të Kongresit amerikan kanë edhe funksione publike.

Të fundit