Flash News

KRYESORE

Hahn falenderon Kadarenë për mbështetjen ndaj Vlahutin: Punojmë për të gjithë shqiptarët

Hahn falenderon Kadarenë për mbështetjen ndaj Vlahutin:

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka falenderuar shkrimtarin Ismail Kadare për mbështetjen e dhënë ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Në një reagim të shkurtër, Hahn thekson se Bashkimi Europian punon për të gjithë shqiptarët, duke hedhur poshtë pretendimet për njëanshmëri të Vlahutin në situatën politike në Shqipëri.

“Faleminderit të madhit Ismail Kadare për mbështetjen ndaj ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. BE punon për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Hahn.

Ditën e djeshme Kadare iu drejtua me anë të një letre ambasadores Vlahutin ku i kërkonte ndjesë për shkrimin e publikuar nga analisti Kastriot Myftaraj.

Të fundit