Flash News

KRYESORE

Hahn kërkon falje: Nuk di se çfarë të them për Macron

Hahn kërkon falje: Nuk di se çfarë të them për Macron

Komisioneri për Zgjerim në largim i BE, Johanes Hahn i kërkoi falje qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa ministrat e BE-së nuk kanë rënë dakord nëse vendeve u duhen hapur negociatat për në BE, apo jo.

ndërsa theksoi se të dyja shtetet ballkanike i kanë përmbushur kërkesat, ai shtoi se nuk e di nëse presidenti francez Manuel Macron do të ndryshojë qëndrim apo jo.

“I kërkoj falje qytetarëve të dy shteteve që ne nuk arritëm të binim dakord. Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat. Unë kam bërë maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund. 25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave.

Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim. Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, deklaroi Hahn në koherencë për shtyp.

Ditari politik

Të fundit