Hahn mesazh shqiptarëve: Vetëm me punë dhe reforma të vazhdueshme futeni në Europë

Komisioneri Johannes Hahn ka dërguar një mesazh të gjithë shqipatarëve në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Hahn të bëhesh anëtar në BE është një zgjedhje politike dhe sociale dhe kjo mund të arrihet vetëm me punë dhe reforma të vazhdueshme.

“Nga Brukseli dua t’ju përgëzoj për javën e suksesshme te shkollës verore evropiane. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian është një zgjedhje politike, shoqërore themeltare për vendin. Është pjesë e identitetit, për mënyrën se si e doni jetën dhe shoqërinë tuaj.
Zgjedhja e anëtarësimit në union është, në rastin tuaj, një për të cilën nuk keni dyshime. Por gjithsesi, të përkthesh aspiratat politike në ndryshime konkrete dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, paqes, dinjitetit dhe prosperitetit, është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese; kërkon punë të palodhur, dialog intensiv të vazhdueshëm për të arritur balancë në shoqëri.
Kjo është faktikisht detyra e njerëzve si ju, të cilët përgatiten për të pasur një rol në procesin e integrimit. Do ju duhet të gjeni zgjidhje.”, thote Hann.