Flash News

KRYESORE

Hahn në KE kërkesë Kosovës: Hiq taksën 100% me Serbinë

Hahn në KE kërkesë Kosovës: Hiq taksën 100% me

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, u shpreh në KE se Kosova duhet të shfuqizojë taksën prej 100% ndaj mallrave serbe. Në këtë mënyrë, sipas tij, bëhet e mundur vazhdimi i dialogut dhe mbylljen e tij me një marrëveshje të pranuar nga të dy palët.

Gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Hahn kritikoi qëndrimin e Kosovës ndaj Serbisë, duke thënë se vendi duhet të kthejë përqendrimin politik drejt rrugës së përparimit europian.

“Arritjet në disa reforma kyçe të lidhura me Bashkimin Europian janë errësuar nga tarifat e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, që duhet të hiqen”, u shpreh komisioneri.

“Sa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të dy palët duhet të kontribuojnë për krijimin e kushteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Në këtë kontekst, të dy shtetet duhet të shmangin të gjitha veprimet që konsiderohen si provokime nga pala tjetër”, tha më tej Hahn. 

Të fundit