Flash News

KRYESORE

Hahn përgëzon Maqedoninë e Veriut për reformat: Rajoni të ndjekë shembullin e saj

Hahn përgëzon Maqedoninë e Veriut për reformat: Rajoni

Komisioneri i BE Johannes Hahn deklaroi në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan se rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë Veriore dhe të rrisë ritmin e reformave.

“I gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht të sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë"-deklaroi Hahn.

“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se në tetor Këshilli do të ndjek vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë bërë reforma, veçanërisht në fushat e përmendura nga konkluzionet e Këshillit të muajit qershor 2018”, tha Hahn në Samit.

Hahn shtoi se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit kuptimplotë pasi ato janë parakushte për t’u bashkuar me BE.

Të fundit