Flash News

KRYESORE

Hahn i pret "hovin" Ramës: Mos u nxito me kërkesën për hapjen e negociatave

Hahn i pret "hovin" Ramës: Mos u nxito me kërkesën

Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Johannes Hahn i këshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën për hapjen e negociatave në fund të këtij viti.

Duke u përgjigjur mbi deklaratën e artikuluar nga kryeministrit Rama, se Brukseli duhet të përgatitet për hapjen e negociatave me Shqipërinë, komisioneri Hahn tha se kjo mund të arrihet nëse kriteret e vendosura nga Brukseli do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive.

Sipas tij, kriteret që do bëjnë diferencën për hapjen e negociatave, janë së pari zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke shpresuar në një raport pozitiv nga ODHIR, së dyti, një fillim i besueshëm i procesit të Vetting dhe së treti, luftë e efektshme në luftën kundër drogës./Abc

Të fundit