Flash News

KRYESORE

Hailey Bieber pranon se ka një çrregullim gjenetik

Modelja e njohur Hiley Bieber, që është dhe bashkëshortja  e këngëtarit kanadez Justin Bieber, është përfolur shumë në media. Edhe pse më përpara nuk ishte kaq e njohur dhe e diskutuar, lidhja me Justin, e ka ndihmuar të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike. Bukuroshja 23-vjeçare ka pranuar se ka një çrregullim gjenetik të lindur, që quhet “Ectrodactyly”. Në foton e publikuar shohim se gishti i vogël i dorës së majtë të modeles është disi i lakuar. Hailey shprehet se ka vite që bën shaka me gishtin dhe gjendjen e saj por situata duket e frikshme.

“Kështu që njerëzit mund të ndalojnë së më pyeturi se çfarë kanë gishtërinjtë e mi. Ja çfarë nuk shkon”, shkruan ajo.

Ky shpjegim  ka ardhur pasi fansat diskutuan gishtin e saj në foton ku kishte dalë në një foto me bashkëshortin e saj.

Të fundit