Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Modelja e njohur Hiley Bieber, që është dhe bashkëshortja e këngëtarit kanadez Justin Bieber, është përfolur shumë në media.
Edhe pse më përpara nuk ishte kaq e njohur dhe e diskutuar, lidhja me Justin, e ka ndihmuar të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike.
Bukuroshja 23-vjeçare ka pranuar se ka një çrregullim gjenetik të lindur, që quhet “Ectrodactyly”.
Në foton e publikuar shohim se gishti i vogël i dorës së majtë të modeles është disi i lakuar. Hailey shprehet se ka vite që bën shaka me gishtin dhe gjendjen e saj por situata duket e frikshme.
“Kështu që njerëzit mund të ndalojnë së më pyeturi se çfarë kanë gishtërinjtë e mi. Ja çfarë nuk shkon”, shkruan ajo.
Ky shpjegim ka ardhur pasi fansat diskutuan gishtin e saj në foton ku kishte dalë në një foto me bashkëshortin e saj.