Flash News

KRYESORE

Hailey flet për herë të parë për sëmundjen e Justin Bieber

Këngëtari kanadez, Justin Bieber ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij. Teksa fansat nuk e dinin mirë problemin e tij dhe shpesh e ngatërronin nëse ishte si pasojë e përdorimit të drogave apo stresit dhe ankthit që po përjetonte, ai ka qenë duke vuajtur nga dy sëmundje njëherazi.

Justin është diagnostikuar me ankth, monokronike dhe sëmundjen e quajtur ‘Lyme’, e cila mund të shkaktojë shumë dëmtime, duke përfshirë të rrahurat e shpeshta të zemrës dhe letargjinë. Për këtë arsye Bieber po kujdeset maksimalisht për shëndetin e tij, duke treguar mjaft vëmendje ndaj tij. Partnerja e Justin, Hailey u shpreh se ajo periudhë kur këngëtari u rëndua ka qenë mjaft e vështirë për të, pasi të gjithë e akuzonin se merrte lëndë të ndaluara.

 

Të fundit