Flash News

KRYESORE

Hajdarët e mjekësisë false marrin në qafë qytetarët, arrestohet "mjeku" pa diplomë

Hajdarët e mjekësisë false marrin në qafë

Ka bërë bujë rasti më i fundit i mjekësisë në kosovë, jo  për suksesin, sesa për çudinë, deri ku arrin poshtërsia. Para disa idtësh, Sokol Mehmeti, 34 vjeçar nga Gjilani, ka vdekur para nga ataku në zemër. Mediat e kosoves shkruajne se ai ka kryer vazhdimisht kontrolle te “mjeku”, Shaqir Hajdari. Por Hajdari as nuk ka licencë të punës e sipas hetuesisë nuk posedon as diplomë të Fakultetit të Mjekësisë. Në të njëjtën ditë kur është varrosur 34 vjeçari është arrestuar edhe Hajdari.

Arrestimin e ka konfirmuar për gazetën kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“Po, është e vërtetë që është arrestuar ky person. Fillimisht është arrestuar për ndërlidhje me vdekjen e një 34 vjeçari, por po hetohet edhe për elemente të tjera”, ka thënë ai.

Gazeta ka kontaktuar me familjen e të ndjerit, por ata nuk kanë dashur të flasin rreth asaj çfarë ka ndodhur.

 

 

Të fundit