Flash News

KRYESORE

Hajdari e irrituar pas takimit me Ramën: E di marrëdhënien e ngushtë që ka me Bashën, por të reflektojë!

Hajdari e irrituar pas takimit me Ramën: E di marrëdhënien e

Deputetja Rudina Hajdari foli e irrituar në fund të takimit me kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore. Hajdari tha se do t’i shkojë deri në fund betejës për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe shtoi se nuk ka pasur konsensus për listat e hapura.

Me ironi shtoi se e di marrëdhënien e kryeministrit me Bashën, por duhet të reflektojë edhe për kërkesat e opozitës parlamentare.

“Ai u njoh shumë mirë me kërkesat tona. S’ka pasur konsensus për listat e hapura. S’ka shqiptar që s’e do sistemin zgjedhor. E di marrëdhënien e ngushtë që ka me Bashën, por duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare. Ç’do u sigurojmë shqiptarëve? Ne duam të hapim listat. Ka ardhur koha për ndryshim. Kjo marrëveshje është diçka tjetër. Zotohem që do luftoj deri në fund. ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera opozitës parlamentare, zotohem se do t’i shkoj deri në fund betejës”, tha Hajdari.

Të fundit