Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Hajdari kërkon që të shtyhet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin Metës: Pështjellon situatën
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, kryetarja e grupit demokrat në parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, kërkoi shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Partia Socialiste vendosi që këtë komision ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është kryetar i komisionit të ligjeve. Më datën 8 korrik, në orën 18:00 do të votohet ngritja apo jo e këtij komisioni në parlament.
Komisioni do të ketë nëntë anëtarë nga shumica dhe 5 nga opozita. Hajdari e ka kritikuar së tepërmi Metën, por këtë herë u shpreh se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, por edhe për të shmangur pështjellimin e krizës politike, komisioni për shkarkimin e presidentit duhet shtyrë.
"Sapo përfunduam takimin e konferencës së kryetarëve dhe në fakt propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor, pasi nuk kemi një gjykatë Kushtetuese dhe nuk është koha e duhur. Nga ana procedurale nuk e ndaloj dot, por nuk kemi pse nxitohemi. Nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet kur të kemi Kushtetuesen.
Sa i përket seancës së të hënës kemi kërkuar që të tërhiqemi nga diskutimi për një seancë që është bërë, se patëm një rezolutë që diskutua për Presidentin. Kjo e pështjellon situatën dhe konfliktin mes Ramës dhe Metës, që e shohim si personal. Komisioni të shtyhet kur të kemi një situatë më normale, kur të kemi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese" tha Hajdari për mediet.