Hajdari kundër propozimit të opozitës për financimin e partive politike: Rëndon buxhetin e shqiptarëve

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur për gazetarët pas përfundimit të takimit në tryezën e përbashkët me OSBE për çështjen e reformës zgjedhore. Në takimin e sotëm u  sqarua çështja e financimit të partive politike në fushatat zgjedhore. Opozita kërkon që shpenzimet e partive në fushatë të mbulohen në masën 100% nga shteti, duke shmangur kështu financimet private. Hajdari ka kundërshtuar këtë propozim, duke thënë se kjo do të ishte një barrë e madhe për buxhetin e shtetit.

“Nuk jam dakord, nuk është i drejtë financimi 100% nga fondet e buxhetit të shtetit i partive politike. T’u kërkohet shqiptarëve të paguajë për partitë nuk është e drejtë. Mund të krijojë një treg të zi akoma më problematik. Duhet të ketë një vullnet të qartë për këtë propozim, nëse nuk bëhet do ta thellonim krizën për infiltrimin e lekëve të pista. Duhet të jemi më realistë dhe konkretë, mos i kërkojmë shqiptarëve të financojnë edhe buxhetin për partitë”, tha Hajdari.

OSBE ul sërish në tryezë PS dhe PD për Reformën Zgjedhore, ku do të fokusohet diskutimi