Flash News

KRYESORE

Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik: Po flisnin për tendera

Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik: Po flisnin për

Edhe sot po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Deputetja Rudina Hajdari është larguar papritur nga mbledhja e sotme. Në një prononcim për mediat ajo tha se palët kanë hapur diskutim për tendera lidhur me identifikimin biometrik ndaj e ka parë të arsyeshme të largohet.

U largova nga ky takim se skam kohë për të humbur me tendera. Nuk kam ardhur këtu të merrem me tendera. Nëse vazhdojmë me këtë metodë po i mbyllim derën çdo njeri. Jemi të lodhur nga kjo politikë. Këta mundohen të futin tendera për identifikim biometrik. Unë nuk pres këtë nga kjo tryezë. Nuk do të rikthehem në tryezë për sa kohë të flitet për tendera”, tha Hajdari.

Takimi i sotëm i Këshillit Politik mendohet të jetë i fundit për të përfunduar dhe vulosur reformën zgjedhore dhe të gjitha pikat për të cilat palët kanë arritur marrëveshje të përkthehen në amendamente ligjore dhe të mirëpërcaktuar në Kodin e ri Zgjedhor.

Të fundit