Flash News

KRYESORE

Hajdari: Listat e hapura kërkesë e jona, nuk ka pasur presion ndërkombëtar

Hajdari: Listat e hapura kërkesë e jona, nuk ka pasur presion

E ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, deputetja Rudina Hajdari tha se nuk ka pasur presion nga ndërkombëtarët për listat e hapura.

Ajo sqaroi se listat e hapura mbështeten për të përmirësuar cilësinë e demokracisë.

"Nuk ka pasur presion ndërkombëtar për listat e hapura. Listat e hapura mbështeten për të përmirësuar cilësinë e demokracisë. Sa herë të ketë kërkesë për mbledhje do të jem e pranishme, besoj edhe zoti Murrizi se tregojmë vullnetin. 

Natyrisht që kam pasur kontakte, aq sa kanë anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, edhe gjatë kësaj periudhe. Mendoj se është e qartë që edhe heshtja është një lloj qëndrimi. Nuk besoj që do dali njeri kundër kësaj", tha Hajdari.

Të fundit