Flash News

KRYESORE

Hajdari: Listat e hapura një realitet i ri në Shqipëri, më në fund PD u bashkua me ne

Hajdari: Listat e hapura një realitet i ri në Shqipëri, më

Deputetja Rudina Hajdari, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat ku ka thënë se është e lumtur sa i takon propozimit të opozitës së bashkuar për hapje të listave 100 përqind.

Hajdari tha se listat e hapura tashmë janë një realitet i ri në Shqipëri.

“Ne i kemi qëndruar qëndrimit tonë dhe vijojmë ti qëndrojmë që listat duhet të jenë të hapura 100 përqind.

Listat e hapura janë një realitet në Shqipëri. Jam e lumtur që PD pas shumë thirrjeve erdhën te qëndrimi dhe u bashkuan rreth kësaj kauze të rëndësishme. Faleminderit shumë për përpjekjet që kemi bërë së bashku”, tha Hajdari.

Të fundit