Flash News

KRYESORE

Hajdari: Mandati i Komisionit për Reformën zgjedhore do të zgjatet

Hajdari: Mandati i Komisionit për Reformën zgjedhore do të

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, që ka edhe detyrën e bashkëkryetares së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore deklaroi se mandati i komisionit do të shtyhet.

Synimi sipas saj është që të çohen përpara rekomandimet e OSBE – ODIHR brenda këtij viti.

“Ne kemi një mandat në komision dhe mandati shkon deri në fund të nëntorit. Ne do ta shtyjmë këtë mandat, kemi rënë paraprakisht dakord për ta bërë një gjë të tillë. Ajo që është e rëndësishme është që ne të jemi në gjendje të çojmë përpara dy procese paralele, rekomandimet e OSBE-ODIHR ku kemi marrë një draft paraprak me disa nga rekomandimet të cilat kanë problematikat e veta.”, tha Hajdari në Ora  News.

Deputetja e opozitës parlamentare shtoi se do të ketë një draft tjetër.

“Ai i PS-së ishte një draft i pjesshëm, kishte adresuar 45-46 pika. Do kemi një draft tjetër javës që vjen që do të adresojë depolitizimin e komisioneve zgjedhore”

Të fundit