Deputetja Rudina Hajdari, në intervistën për Zërin e Amerikës ka kritikuar edhe presidentin Ilir Meta. Sipas saj, data e re e zgjedhjeve e caktuar nga presidenti, pra 13 tetori, është ilegjitime dhe jo efektive, pasi nuk solli zgjidhje të ngërçit politik.
“Zoti Meta zgjodhi një rrugë jo legjitime për t’i dhënë zgjidhje krizës. Nuk zbatoi parimet kushtetuese. Ai ka shkelur disa pika të Kushtetutës së Shqipërisë. Ka premtuar një zgjidhje që nuk zbatohet dot, nuk gjen rrugë institucionale. Por do kemi një Gjykatë Kushtetuese që do e gjykojë vendimin e Presidentit. Data e re nuk solli një zgjidhje konkrete”, u shpreh ajo.
Hapja e negociatave në tetor është vështirësuar si pasojë e krizës sipas Hajdarit dhe për këtë përgjegjësinë e ka qeveria. “Absolutisht, 6 muajt e fundit kanë ndikuar në mënyrë serioze për hapjen e negociatave. Gjithsesi kemi shpresë në tetor. Uroj që kjo rrugë të mos mbyllet për shqiptarët pasi rrezikojmë shumë. Përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë, ajo nuk ka bërë detyrat e saj”, deklaroi Hajdari.
Discussion about this post