Flash News

KRYESORE

Hajdari: Nëse Basha do bashkëpunonte për ndryshimin e sistemit do ta uroja për ditëlindje

Hajdari: Nëse Basha do bashkëpunonte për ndryshimin e sistemit do

Deputetja Rudina Hajdari tha se nuk e ka uruar  për ditëlindje kreun e PD Lulzim Basha.

E ftuar në Abc News me gazetaren Mirela Milori, Hajdari tha se s’ka kontakte të afërta me kryetarin e PD ndaj nuk e ka uruar, ndërsa shtoi se mund ta uronte Bashën nëse ai do bashkëpunonte për ndryshimin e sistemit.

Përgjigjja ka shkaktuar të qeshura te gazetarja.

“Nuk e kam uruar se nuk kam kontakte aq te aferta me Bashën.

Besoj publikut nuk i intereson nëse e uroj une zotin Basha. Nese do bashkëpunonte për sistemin zgjedhor do ta uroja", tha Hajdari.

Gazetarja: Po Partinë Socialiste e uruat?

Hajdari: Jo, nuk e urova as Ramën.

Të fundit