Flash News

KRYESORE

Hajdari publikon ftesën e Metës dhe kërkon mendimin e qytetarëve për datën e zgjedhjeve

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka kërkuar mendimin e qytetarëve për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare 2021.

Menjëherë, pasi ka marrë në dorëzim ftesën e presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në konsultimet për datën e zgjedhjeve, Hajdari e ka publikuar në rrjetet sociale dhe u kërkon mendim ndjekësve se cila do të ishte një datë e përshtatshme për zgjedhjet mes periudhës 15 prill-15 Maj

“Cilën datë mes 15 prillit dhe 15 majit gjykoni si më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare?”, pyet Hajdari ndjekësit e saj në Instagram.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta u kërkoi partive politike që të nisin konsultimet për caktimin e ditës kur shqiptarët do të votojnë për qeverinë që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme. Në letër thuhet se takimi mes ligjvënëses Rudina Hajdarin dhe kreut të shtetit do të zhvillohet në datën 4 shtator në orën 17:30.

Rudina Hajdari ka deklaruar shpesh herë gjatë intervistave në media se do të jetë sërish garuese si kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme, por ende nuk dihet se nën siglën e kujt force politike do të garojë, e cila me shumë mundësi pritet të jetë parti e re.

Të fundit