Flash News

KRYESORE

Hajdari: Rama nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtareve

Hajdari: Rama nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtareve

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari akuzoi partitë në vend si përgjegjëse për situatën e jashtëzakonshme. Ajo shtoi se në vend ka humbur arsyeja dhe se Shqipërisë i duhen shtetarë të cilët gjejnë zgjidhje, e jo t’i hedhin benzinë zjarrit.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, e them këtë duke marrë parasysh atë që ndodh jashtë këtyre mureve. Por ja ku erdhëm për fat të keq për shkak të politikës shqiptare në këto 30 vite të fundit. Ka disa individë që sulmojnë njëri tjetrin. Dhuna fillon aty ku mbaron arsyeja, nëse do të flasim për dhunë, kemi një dhunë të jashtëzakonshme. Që kemi një dhunë si jashtë ashtu edhe brenda, siç është edhe kryeministri këtu që përdor dhe fyen shqiptarët.

Ne kemi humbur arsyen, sepse nuk kemi zgjidhje për konfliktet në disa qytete. Pritet që të ketë akoma përplasje. Jemi në një realitet, i cili kërkon një politikë, kërkon politikanë, shtetas dhe shtetarë që i japin zgjidhje dhe jo prej tyre që i hedhin benzinë zjarrit. Kryeministri po e humb mbështetjen që ka, sepse po e përdor këtë Kuvend për të shantazhuar. Ai thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por mori përgjigje për moshapjen e negociatave.

Po kërkohet mbyllja e dosjeve të nxehta, ku janë të përfshirë politikanë që janë mbi ligjin. Është koha që ta marrin fatin tonë në dorë dhe të gjejmë rrugëdaljen nga kjo situatë. Ju vijoni këmbëngulni se zgjedhjet do jenë më 30 qershor. Nëse pretendoni se do ketë konflikt civil e vrasje si më 2 prill. A nuk duhet të ruani jetët e njerëzve dhe mos dilni të thoni se do mbrojmë shtetin e së drejtës. A nuk i jepni ju Shqipërisë edhe më viktima. Çdo ndodhë më tej. A është kjo mënyra për ti thënë shqiptarëve se pa ju bërë ju viktima, nuk bëjmë dot zgjedhje. Thirrini mendjes, koha po ju mbaron. Duhet me çdo kusht të evitojmë viktimat. Merrni gjithë masat për të evituar këtë situatë.”, tha Hajdari në kuvend.

Të fundit