Flash News

KRYESORE

Hajdari tërhiqet nga renditja e kandidatëve sipas alfabetit, zbardhet drafti i opozitës parlamentare për Kodin Zgjedhor

Hajdari tërhiqet nga renditja e kandidatëve sipas alfabetit, zbardhet

Është zbardhur drafti i opozitës parlamentare i depozituar në Kuvend për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Drafti i ri është firmosur nga 8 deputetë të opozitës së re, mes tyre edhe Rudina Hajdari. Ndërkohë 7 të tjerët janë: Myslim Murrizi, Halit Valteri, Arlind Çaçani, Ralf Gjoni, Arben Elezi, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi.

Ajo që bie në sy është se ndryshe nga drafti i paraqitur para pak ditësh nga Rudina Hajdari në Këshillin Politik, lista e kandidatëve nuk propozohet që të jetë në renditje alfabetike por numerike.

Gjithashtu opozita parlamentare kërkon që pragu elektoral të jetë 1% dhe jo 3 % siç është parashikuar në draftin e PS-së.

Sot, deputeti Andi Përmeti paralajmëroi bojkot nëse nuk realizohet kushti për lista 100% të hapura.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas opozitës parlamentare:

1/ Partia politike ose koalicioni zgjedhor depoziton në KQZ listën shumëemërore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

2/ Lista e subjekteve depozitohet në KQZ në rast kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga KZAZ e vetme.

3/ Kandidatët për deputet, përjashtuar Kryetari i Partisë nuk mund të regjistrohet për një zonë zgjedhore tjetër.

4/ Emrat e listës shumëemërore zgjedhore paraqiten sipas rendit shifror. Numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël se numri i që do zgjidhen. Për koalicionet përbri emrit të kandidati shënohet cilës parti i përket.

5/ Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit.

Ngritja e Grupeve të numërimit të Votave:

1/ Për numërimin KQZ emëron grupet jo më vonë se 10 ditë para votimit. Nr i grupeve është dy për çdo tavolinë.

2/ Grupi i numërimit përbëhet nga numëruesi i parë dhe një sekretar.

3/Anëtarët përzgjidhen me short, nga administrata zgjedhore dhe jo nga subjekte politike.

4/ një grup jo më pak numërim se 5 qendra votimi dhe jo më shumë se 10.

5/ KQZ përcakton me akt normativ kriteret e numërimit.

6/ Anëtarët e GNV-ve ushtrojnë detyrën nën përgjegjës ligjore.

Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues:

1/ Pas përfundimit KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues.

2/ Shpërndarja e mandateve fillon në rend zbritës në bazë të votave. Në rast barazimi renditja cakothet me short.

3/ Nga renditja përjashtohen kandidatët që nuk i janë nënshtruar votimi parapëlqyes.

4/ Kandidatët e gjinisë së nënpërfaqësuar ngjiten në renditje duke filluar nga kandidati i gjinisë përkatës me shifrën më të lartë të votave parapëlqyese derisa lista të plotësojë kushtin.

5/ Shpërndarja e mandateve që i takojnë subjektit zgjedhor bëhet vetëm në bazë të listës së rirenditur.

6/ Përllogaritja dhe shpërndara miratohet me vendim .

Ditari politik

Të fundit