Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Hajdarmataj flet për letrën që i dërgoi Arta Markut: Çfarë u përpoqa t’i shpjegoj kryeprokurores për "Shullazin"
Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.
10 prokurorët e vënë në procedim disiplinor kritikuan nëpërmjet një letre transferimet e bëra me urdhër të Markut, që sipas tyre janë të paligjshme.
Prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës. Po ashtu, prokurori i dytë i çështjes, Ened Nakuçi mori një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore, duke e lënë çështjen pa prokuror në një pikë kritike. Më pas çështja iu ngarkua Besim Hajdarmatajt.
Ky i fundit pranoi çështjen por ngriti shqetësimin se çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim.
“Unë kam pranuar të përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore. I jam drejtuar titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që prokuroria duhet të përfaqësohet dhe rrugët proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj për BIRN.