Flash News

NDËRKOMBËTARE

“Hajde halla madhe”, Bebe Rexha këndon me krenari në shqip

“Hajde halla madhe”, Bebe Rexha këndon me krenari në shqip
Lidhja e ngushtë që ka Bebe me Shqipërinë tashmë dihet botërisht. Shpesh herë këngëtarja me famë botërore tregon me krenari për origjinen e saj nëpërmjet postimeve që bën në rrjetet sociale.  Së fundmi Bebe ka publikuar në Instagram një video ku sgihet bashkë me familjen e saj duke kënduar shqip. Dhe jo vetëm që këndon shqip por një këngë tradicionale shqiptare e cila shpesh herë këndohet nëpër gdasma a gëzime familjare, kryesisht në veri të Shqipërisë, Kosove e trojet shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi. “Hajde halla e madhe” është kënga që dëgjohet duke u kënduar nga Bebe Rexha sëbashku me familjen e saj. Videon që këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram e shoqëron me shkrimin “Familja është gjithçka, së bashku duke kënduar në shqip.” Para disa ditëve Bebe Rexha ka postuar video në Instagram ku tregonte flamurin e shqiptar. Bebe është një ndër këngëtaret më atdhetare me origjinë shqiptare, e cila po korr sukses nëpër botë. Për më tepër shikoni videon:

Family is everything 💕 singing in Albanian 😂

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Të fundit