Flash News

KRYESORE

Hajdutët i grabisin shtëpinë trajnerit të njohur, i vjedhin edhe bluzën e Neymar-it

Hajdutët i grabisin shtëpinë trajnerit të njohur, i vjedhin

Trajneri i Paris Saint Germain Unai Emery, ka rënë pre e grabitje. Hajdutën kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur një orë tip Rolex me vlerë 7.000 euro, një byzykyk dhe dy çanta Chanel që i përkisnin gruas së tij, ndërsa po sipas këtyre mediave vlera e vjedhur nga grabitësit kap vlerën e 20 000 euro. Por grabitësit nuk janë mjaftuar vetëm kaq, ata kanë marr edhe bluzat e yllit brazilian Neymar që i kishte trajneri në shtëpinë e tij.

Gjithashtu ata morën edhe dokumente që përmbanin pagën e trajnerit, bonuset dhe listën me lojtarët që dëshiron t’i transferojë në Paris.

Shtëpia e trajnerit u grabit gjatë kohës kur skuadra e kryeqytetit po luante sfidën kundër Strasburg të vlefshme për Kupën e Ligës në Francë.

Të fundit