Flash News

KRYESORE

Hajdutët shqiptarë vjedhin këngëtarin grek

Dy  shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë të akuzuar për një sërë vjedhjesh të banesave të të  pasurve në Greqi. Ndër personat që kanë grabitur është dhe këngetari i njohur grek Lefteris Pantazis

Shqiptaret, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, janë të moshës 34 dhe 45 vjecc. Ata u kapen teksa kishin hyrë në një banesë të radhes për ta grabitur.

Në moentin kur në vendngjarje ka mbërritur policia, ata kanë tentuar të hidhen nga dritaret, por nuk ia kanë dalë.

Sipas mediave greke dy shqiptaret kanë vjedhur në shtëpine e këngetarit grek, Pantazis, në kohën që ai nuk ka qenë në banesë.

Kanë kanosur mirëmbajtesit e shtëpise dhe janë larguar prej andej me sende me vlerë, përfshire edhe ora.

Të fundit