Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Hajdutët vjedhin brenda ‘Piramidës’, lënë pa drita edhe Top Channel
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ose e njohur ndryshe si “Piramida” u sulmua të martën nga disa persona që kishin hyrë për të vjedhur.
Piramida është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ndërsa një pjesë e mjediseve të saj është në përdorim nga Top Channel në bazë të një kontrate qiraje.
Policia arrestoi një nga autorët, i cili dyshohet të ketë vjedhur disa kallbo elektrik duke shkaktuar avari në rrjetin e furnizimit me energji në ambientet dhe disa nga zyrat e Top Channel dhe “Top Albania Radio”.
Personat e pautorizuar të cilët hynë në mjediset e Top Channel kanë shfrytëzuar amortizimin e godinës në pjesën që menaxhohet nga autoritetet shtetërore për të depërtuar deri në mjedise të thella. Ata kanë thyer edhe një kamera sigurie të vendosur nga shërbimi privat i ruajtjes fizike.
Përveç amortizimit të godinës, dritaret dhe dyert e jashtme janë të thyera. Top Channel lajmëroi policinë mbi këtë rast, e cila kreu këqyrjen e vendngjarjes. Por sipas informacioneve, mjediset e “Piramidës” që është në pronësi të bashkisë po shfrytëzohen nga të rinjtë edhe për të konsumuar hashash. Për “Piramidën” prej vitesh është folur për një rikonstuksion total, i cili sipas bashkisë do të kthejë këtë godinë në një pikë takimi për artin por mbi të gjitha do të mund të vizitohet lirisht nga publiku./Top Channel