Flash News

KRYESORE

Hakerat rusë depërtojnë në kompjuterët e Qeverisë gjermane

Hakerët rusë kanë mundur të depërtojnë në rrjetin e të dhënave të Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së mbrojtjes në Gjermani.

Sipas agjencisë së lajmeve “DPA”, grupi rus “ATP28” i njohur gjithashtu me pseudonimet “Fancy Bears”, apo “Tsar Team” kanë ndërhyrë në sistemet informatike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme për një periudhë të gjatë, të paktën një vit, dhe ka marrë disa të dhëna, pa specifikuar më konkretisht.

Shërbimet sekrete gjermane konstatuan sulmin kibernetik në dhjetorin e kaluar. Sipas  agjencisë “DPA”, nëse konfirmohet, ky do të ishte sulmi më i madh kibernetik që ka pësuar ndonjëherë Gjermania.

I pyetur nga media, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bëri të ditur se autoritetet po hetonin për një incident kibernetik, që ka ndikuar në sigurinë e sistemit të informacionit, që përfshin rrjetet e shtetit.

Të fundit