Flash News

KRYESORE

Hakimi po shkëlqen, mbrojtësi ka mundësi të zgjedhë 3 super klube

Hakimi po shkëlqen, mbrojtësi ka mundësi të zgjedhë 3

Achraf Hakimi nuk njihej deri para disa vitesh, kurse sot e duan tre super klube europiane. Mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe si mesfushor i djathtë, aktualisht është i huazuar te Borussia Dortmund, por mund të ndryshojë shpejt vend.

Shefi ekzekutiv i Bayern-it, Karl-Heinz Rumenigge, po mendon për blerjen e tij, i mahnitur nga aftësitë që Hakimi ka shfaqur në Bundesligë. Ai është lojtar i Real Madridit, kështu që fillimisht duhet të bisedojë me drejtuesit madrilenë, para se të marrë vendimin e radhës për hapin e tij të ri në karrierës.

Pra, Bayern, Real Madrid dhe Dortmund janë tre klubet e mundshme, ku Hakimi mund të luajë. Vështirë që "Los Blancos" mund ta lërë të largohet nga skuadra e Zinedine Zidane, por nuk i dihet.

Të fundit