Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Hakmarrësi Rodrigues, paguan 5 mijë euro për të eliminuar ish-të dashurën nga BB
Për çfarë shërbejnë aq shumë para sa fitojnë lojtarët? Pyetja legjitime, që e bëjnë pothuajse të gjithë. Jese Rodrigues i ka dhënë një përgjigje disi shqetësuese kësaj pyetjeje, duke gjetur një mënyrë origjinale për të folur rreth vetes, diçka që nuk ka qenë në gjendje ta bëjë për një kohë të gjatë në fushën e lojës.
Ish-lojtari premtues i Real Madrid, pas transferimit pa sukses tek PSG, para se të provonte aventurën në Spanjë te Las Palmas dhe në Premier League te Stoke dhe pas rikthimit këtë sezon në Francë në përfundim të periudhës së huazimit në Angli, ka paguar një shumë të madhe parash për t’i bërë dëm ishit të tij.
Sipas një gazetari të “Cazamariposas”, Jese ka shpenzuar 5.000 euro për ta eliminuar nga “Big Brother VIP” spanjoll, Aurah Ruiz, modele dhe ish-e dashura e lojtarit.
“Kontributi” sigurisht që ka ardhur përmes pjesëmarrjes në televotim. Është e qartë se marrëdhëniet midis tyre nuk ishin të mira, siç është edhe e qartë se, duke marrë parasysh shumën e shpenzuar, qëllimi është arritur.