Flash News

KRYESORE

Hakmarrja e Arta Markut? Si i sheh lëvizjet e prokurorëve Theodhori Sollaku

Ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, foli për zgjedhjen dhe lëvizjet e fundit të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Sollaku u shpreh skeptik në lidhje me mënyrën e implementimit të procesit të Vettingut.

Për shkarkimet dhe emërimet e reja të kryeprokurores Marku, ish-prokurori i përgjithshëm tha se nuk mendon që këto të jenë bërë për prapavijë politike apo për hakmarrje personale, edhe pse nuk i përjashton si mundësi.

Ndërsa për lëvizjet e çiftit Gashi-Gina u shpreh, “Për këtë duhet pyetur vetë Marku, por nuk përjashtohet idea që të ketë pasur një konflikt me ta. Por s’dua të gjykoj pa ditur gjë”.

Sa i përket vettingut, Sollaku nuk u shpreh shumë besimplotë. “Nuk jam shumë optimist. Edhe për mënyrën se si do implementohet. Do duhet të dimë a e meriton një gjyqtar besimin e popullit apo jo. Do e ketë të vështirë komisioni i kualifikimit që të heqë nga sistemi ata që e meritojnë vërtetë. Kjo më bën pak skeptik për mënyrën e implementimit”, shtoi më tej ish prokurori.

Të fundit