Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Hakmarrja e Gjin Gjonit/ Me ndihmën e kolegëve u 'rrëmben' amerikanëve dyqanet Duty Free. Lufta që i 'hëngri kokën' zv/ministrit
'Syri' dhe 'Tema' bëhen bashkë
Syri.net ka rimarrë një shkrim të TV T (më parë Tema TV) me titull 'Skandali i duty free, investitori amerikan i dënuar penalisht'. Ky fakt, marrja e një teksti të TV T nga Syri, shpjegon qartë implikimet dhe interesat ekonomike pas lejes për dyqanet Duty Free Shop në aeroportin e Rinasit. Të cilat bëhen edhe më të bujshme prej faktit se në përplasjen për të zotëruar një territor ekonomik janë Ambasada e ShBA, si përfaqësuese e interesave të një shtetasi dhe biznesit amerikan, dhe Elona Çaushi, zotëruese e koncensionit prej shumë vitesh, njëkohësisht bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni.
Shkrimi i TV T, rimarrë nga Syri.net, apo ky i fundit dhe gazeta Tema që botojnë shkrime me të njëjtën agjendë, bien në sy sepse Tema dhe Syri nuk shkruajnë dhe nuk thonë kurrë të njëjtën gjë; ato janë në ekstremet politike të njëra-tjetrës dhe i bashkon vetëm ajo që i ndan.
Në këtë rast i bashkon, me sa duket shtysa për të lobuar opinionin publik dhe nëpërmjet tyre vendimmarrësit në konfliktin mes kompanisë amerikane dhe asaj shqiptare. Fakti se, si Syri dhe Tema i mëshojnë linjës së 'dënimeve penale' të administratorit të firmës amerikane tregon 'gurin' e tyre në këtë lojë.
Historia
Kompania amerikane IFDC dhe ajo shqiptare ADFD janë ndeshur në dyert e gjykatës Administrative për lejen e shfrytëzimit të hapësirës Duty Free në aeroportin e Rinasit. Lejen e fundit 5 vjeçare e ka konsumuar AFDF në pronësi të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni. ADFD ka aplikuar sërish më 15 gusht dhe një ditë më pas, zv/ministri Elton Haxhi ka firmosur një leje të re 5 vjeçare. Kjo ka ndodhur në kushtet kur, që prej korrikut 2019, të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës Duty Free në Rians e kishte fituar kompania amerikane IFDC. Ministria, që ka dhënë dy leje, pretendon se ka mësuar më vonë dokumentacioni i AFDF nuk ishte i saktë dhe, me kërkesë të TIA (Tirana International Airport) ia ka anuluar lejen më 30 shtator.
Siç raportonte shqiptarja.com duke iu referuar zhvillimeve në sallën e gjyqit, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kishin vepruar në mirëbesim, nuk e dinin se kompania e gruas së Gjin Gjonit, po fshihte rrethana që diktonin refuzimin e autorizimit.
“Paditësi nuk ka informuar sipas ligjit doganat dhe ministrin për mbarimin e kontratës me TIA”, pretendonin përfaqësuesit e MF. Sipas ligjit, pa kontratë me doganat dhe ministrinë, nuk mund të marrësh licencë për aktivitetin në fushën e Duty Free.
Gjykata Administrative e ka zgjidhur konfliktin në favor të kompanisë vendase.
Amerikanët 'zgjohen'
Ambasada amerikane ka reaguar në Facebook pas vendimit të Gjykatës Administrative të shkallës së parë që ka rrëzuar vendimin e Ministrisë së Finacave që ia jepte lejen e shfrytëzimit kompanisë amerikane ICDF.
Ambasada amerikane në deklaratë cekte 'përplasjen' për Duty Free dhe i mëshonte klimës së biznesit në Shqipëri, duke i kërkuar qeverisë 'ndryshime të prekshme'
Dy ditë pas deklaratës së Ambasadës, duket se 'ndryshimet e prekshme' kanë rënë mbi kokën e një zyrtari të lartë. Zv/ministri i Financave Elton Haxhi, një muaj pas largimit të një tjetër zv/ministri, ka dhënë dorëheqjen. Haxhi e ka mohuar për mediat se tërheqja e tij ka patur të bëjë me përplasjen për Duty Free Shops në Rinas, por burime të Politiko bëjnë me dije se e kundërta është e vërttetë.
Firma e zv/ministrit gjendet në aplikimin për rinovim të kontratës për shfrytëzimin e hapësirave Duty Free në aeroport nga kompania e Elona Çaushit dhe kjo e e ka lejuar gjykatën administrative 'të arsyetojë' vendimin e marrë në favor të AFDF. Haxhi është bërë 'koka e turkut' e prerë nga qeveria për të shfryrë trysninë amerikane.
Sipas raportimeve në media amerikanët e kanë monitoruar gjatë gjithë kohës gjyqin mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë AFDF me një përfaqësues të tyrin ndërsa në seancën e fundit, atë të vendimmarrjes, kanë dërguar tre vetë.
Vendimi është marrë nga dy gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun, Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi.
Hakmarrja e Gjin Gjonit?
Nuk është hera e parë që ka një përplasje mes Ambasadës amerikane dhe gjyqtarit Gjin Gjoni. Donald Lu, ish-ambasadori, doli hapur në krah të katër gazetarëve shqiptarë që ishin paditur në gjykatë nga gjyqtari Gjoni. "Beteja juaj është beteja jonë", shkruante Lu.
Ambasada amerikane pati postuar në faqen e Facebook një deklaratë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë që i kërkonte dorëheqjen gjyqtarit Gjin Gjoni pas hedhjes në gjyq të gazetarëve.
Mediat raportuan gjithashtu se gjyqtarit Gjin Gjoni i ishte revokuar viza amerikane nga Ambasada.
Ish zv/ambasadori Daniel Kioski në tetor 2018 iu referua gjyqtarit Gjin Gjoni duke thënë se leja për të ndenjur pranë gruas shtatzanë nuk duhet të shërbejë si mënyrë për të shmangur vettingun.
Gjyqtari shqiptar, pas shumë betejave të humbura me amerikanët, është rikthyer më në fund me një fitore. Ndoshta Gjoni është ndjerë i hakmarrë, por a është ky fundi i përplasjes?