Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Aulon Kalaja
'Kryeministri që duam' nuk është më një ëndërr, por një realitet. Si pasojë e protestave të fuqishme, që shkundën atë dhe gjithë marionetat-ministra të tij, kryeministri që duam, bëri publik numrin e tij të telefonit. U dyndën aty tulifarë mendjesh. Studentë, maniakë dhe përfitues situatash për të qarë halle me 'kryeministrin që duam' në ëhatsapp.
Dëshmitarë jemi të lloj-lloj çmendurive që 'kryeministri që duam', për disa 'burrë shteti', e keqpërdori mundësinë e artë të teknologjisë. Disa thanë që kishte qenë i djegur për pak “smart-phone” dhe disa të tjerë thanë se ‘kështu na i dashka mushka drutë’. 'Kryeministri që duam' pra, ia paska gjetur çelësin e komunikimit studentëve dhe përpiqet të ngjajë me ta, duke postuar video kur bën dush, kur fle gjumë dhe gjithandej në shtëpinë-bunker. Aq aktiv është ai ndër rrjetet sociale, sa ia kalon edhe fëmijëve të tij, për kohën që kalon në rrjet dhe për budallallëqet që hedh e sajon në Instagram dhe Facebook.
Kryeministri që duam i ka adresat personale dhe mund të hedhë çfarë të dojë në to, por shpesh ai ngatërrohet dhe, herë kthen përgjigje si kryeministër, herë si Edi dhe herë si Edvin. Është berë objekt tallës, aq sa thuhet që kur nuk shtyhen orët e protestës, studentët mblidhen rreth telefonit dhe telefonojnë 'kryeministrin që duam' dhe bisedojnë me të për minuta të tëra, ashtu siç do të bisedonin dhe me “ujkun e Cerrikut" apo Lek Plepin. 'Kryeministri që duam' do të bënte shumëçka për disa klikime më shumë se të sipër-përmendurit, aq sa ka habitur një popull të tërë se kur punon 'kryeministri që duam' xhanëm, sepse mbeti tërë ditën në Facebook. Por ai e ka dhënë përgjigjen, se kjo është puna që më kanë caktuar shqiptarët. Komunikimi me njerëzit është pjesë e aktivitetit, sepse aty kupton hallet e këtij vendi. Qytetarët pyesin veten çfarë do të hamë?! Dhe përgjigja është: Facebook.
Në fakt, kemi parë një njeri të duruar dhe një 'kryeministër që duam' të zellshëm dhe që replikon me çdokënd në Facebook dhe i kthen përgjigje çdo kujt me mesazhe. Aq sa u harrua koha kur, në orët e vona telefononte gjyqtarët dhe i kërcënonte. Tani piramida u kthye përmbys. Janë studentët që e telefonojnë atë dhe zbaviten “orë e pa orë”.
Në vazhdën e kësaj tradite, dialogues me 'kryeministrin që duam' do të bëhej edhe Maringleni nga Mamurrasi, student edhe ky. I frymëzuar nga intervistat e kryeministrit dhe linçimi i gazetarëve me nofkën otomane “kadri”, Maringleni vendos t’i dërgojë 'kryeministrit që duam', një mesazh lakonik në telefon, ku shkruante “o Kadri” dhe kryeministri që ia kthen kur e lexon sms: “Mos e përdor më këtë numer se ka telashe mungesa e edukatës pastaj” dhe Marigleni që ia kthen aty për aty:“Mgjes, o Edo. Ku ka më mirë se me ta nxjerrë gjumin km. Paskem qenë tu bo vonë për shkollë”.
Në fakt, është një dialog shpotitës që kryeministri bën me një student dhe të çlodh mendjen, kur ke parasysh përplasjet e forta mes studentëve dhe 'kryeministrit që duam'. Por nuk mbaron me kaq. Ndoshta i prekur në sedër nga përgjigja e Maringlenit nga Mamurrasi, kryeministri vendos t’a telefonojë dhe t’ia thotë fjalët e veta. Mësohet se kanë debatuar dhe se kryeministri e ka quajtur ‘palaço” dhe ka nxjerrë nga goja mëngjesin e djeshëm një arsenal sharjesh ndaj bashkëbiseduesit të tij dhe ky i fundit “nuk ia ka lënë për tek”. 'Kryeministri që duam' mes ulërimash ka mbyllur telefonin dhe është hakmarrë aty për aty. Ai ka dërguar në shtëpinë e Mariglenit në Mamurras Policinë e Shtetit. Shefat nga Tirana dhe nga Laçi kanë zbarkuar në shtëpinë e studentit, ndërkohë që ky i fundit ka qenë në Fakultet. Policia ka pyetur të zotin e shtëpisë se ku i ka djemtë dhe ky i fundit i është përgjigjur se ata janë në shkollë dhe ata kanë shoqëruar në polici, babain e Mariglenit, zotin Sherif Doçi nga Mamurrasi. I kanë thënë fillimisht se ky i fundit po ndërtonte pa leje dhe se do t’i bënin një ballafaqim aty ku po ndërtohej gjoja.
Më vonë makinat civile që e shoqëruan kanë marrë drejtim për në Komisariatin e Policisë Laç dhe i kanë komunikuar të ndaluarit se do të sqaroheshin me të në Komisariat. Më pas e kanë lënë vetëm për 5 orë në korridoret e policisë së Laçit dhe i kanë thënë se kemi dëgjuar të shtëna në Mamurras dhe kemi menduar mos ke qëlluar ti. Biseda qesharake dhe imagjinare, metoda të njohura të policisë kur kërkon të ushtrojë presion.
Por situata ka qënë e qarte. Kryeministri ka urdhëruar Policinë e Shtetit për t’u hakmarrë me Maringlenin, duke i shoqëruar babain në Komisariat dhe duke ushtruar mbi të presion. Me sa duket, 'kryeministri që duam' nuk e pranon se si funksionon rrjeti dhe për një kapriço të vogël të tij, njerëzit mund të mbahen me orë të tëra në Polici. 'Kryeministri që duam' nuk e ka kapërdirë dot fjalën “kadri” që i është drejtuar atij dhe standardi është se kush i thotë atij “kadri’ një term i servirur nga vetë ai në mjedisin politiko-mediatik, shkon në Polici.
Ndërsa kur ai quan “kadri” Artur Zhejin, Ylli Rakipin dhe kolegë të tjerë nuk i hyn gjemb në këmbë, por batonhaxhiu ia njeh këtë të drejtë që ai të përgojojë miletin dhe dynjanë, (përdora këto dy fjalë sepse 'kryeministri që duam' e ka qejf otomanizmin dhe fjalorin turk). Kryeministri që duam është bërë pra 'gaztori që duam', që po bën meme në vend të rrugëve, po bën poza dushi në vend të rritjes ekonomike, po bën selfie në gjumë në vend të punësimit, po bën poça në vend të sigurisë kombëtare, kërkon t’iu prishë shtëpitë banorëve të Unazes së re, të prishë Teatrin Kombëtar, të gllabërojë miliona euro me rrugë fantastiko-shkencore.
'Kryeminstri që duam', e që në fakt vetëquhet i tillë dhe nga një tufë servilash dhe një lukuni sahan-lëpirësish, është kthyer në personazhin më të urryer dhe në 'kryeministrin që nuk duam'. Aq sa deklaroi dje se sa të jetë PS, asnjë forcë politike nuk do të vijë në pushtet. Kjo është deklarata më e frikshme dhe më e turpshme njëkohësisht, sepse ky vrasës i votës së lirë dhe ky bari i kriminelëve ka ndërmend të grabisë sërish dhe zgjedhjet që do të vijnë.
Nëse e lejojmë ne dhe Maringleni nga Mamurrasi, sigurisht.