Flash News

KRYESORE

Hakmarrja e LSI-së, kryebashkiakja shkarkon nga detyra tre administratorët e PS-së

Lufta mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim sa i takon shkarkimeve në administratë vijon të jetë ende e ndezur. LSI ka shprehur disa herë shqetësimin për shkarkimet pa motiv, sipas saj, nga administrata, ndërkohë që sot ka qenë radha e LSI-së për revansh.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, ka shkarkuar nga detyra tre administratorë të bashkisë që ajo drejton. Rami ka liruar nga detyra administratorin e njësisë vendore të Lazaratit, të njësisë së Cepos dhe të njësisë vendore të Picarit, të tre përfaqësues të Partisë Socialiste. Ndërkohë pak muaj më parë Rami shkarkoi nga detyra nënkryetarin e bashkisë, edhe ky i propozuar në atë post nga radhët e socialistëve.

Të fundit