Flash News

KRYESORE

Hakmarrja e mafies shqiptare, gangsteri belg stis vdekjen e tij

Hakmarrja e mafies shqiptare, gangsteri belg stis vdekjen e tij

Një nga emrat më famëkeq të botës së krimit në Antverp të Belgjikës, Gabriel C, ndodhet në telashe të mëdha për shkak të përplasjes me mafien shqiptare dhe për këtë arsye ka inskenuar vdekjen e vet.

Ai njihet me nofkën “Gishtat e gjatë”, ndërkohë që gazeta belge “Nieuës Blad” shkruan se 32-vjeçari u trukua sikur kishte marrë plagë të shumta dhe madje kishte të shkruar në gjoks fjalën “hajdut”.

Pas hetimeve u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur nga një grimier profesionist. Edhe në tetorin e shkuar, Gabriel C e stisi vdekjen e tij, ku në një certifikatë të lëshuar nga policia e Gambias, tregonte se ishte mbytur në një liqen.

Mendohet se Grabriel i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme kokaine mafias shqiptare, rreth 1500 kg kokainë. Sipas portalit belg “7sur7”, është dhënë urdhër për ekzekutimin e tij dhe prej atëherë, kanë ndodhur një seri sulmesh.

Në banesën e prindërve të Gabriel C është hedhur një granatë, ndërkohë që dhëndri i tij u qëllua me plumb në stomak një ditë më pas. Sulmet vazhduan edhe më vonë kur u hodhën dy granata në një bllok apartamentesh ku mendohej se fshihej Gabriel C.

Të fundit