Flash News

KRYESORE

Hakmarrja e Ramës, Tatimet zbarkojnë në hotelin e ish-deputetit të PS-së

Drejtoria e Hetimit Tatimor njoftoi sot se ka gjobitur dhe bllokuar disa subjekte në jug të vendit. Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjekti i parë që renditet tek lista e të pezulluarve i referohet hotelit të ish-deputetit socialist Koç Kokëdhima në zonën e Qeparoit.

Në njoftim thuhet se ‘strukturat e Hetimit Tatimor, kanë konstatuar se subjekti "Markela Kokëdhima” me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik’.

Krahas njoftimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar edhe disa fotot të subjektit, dhe bëhet fjalë për hotelin që ndodhet në buzë të detit në zonën e Qeparoit. Për këtë ndërtim, Kokëdhima u akuzua nga opozita në kohën kur ishte në parlament.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Strukturat e Hetimit Tatimor, kanë konstatuar se subjekti "Markela Kokëdhima” me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik.

Gjithashtu, në datë 26 korrik nga strukturat e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor u konstatuan shkelje nga ana e subjektit “Valta Hotel”, me vendndodhje në Qeparo, Himarë. Ndaj tij është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarikë për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e dytë).

Ndërsa nga kontrollet e tjera të ushtruara në Himarë, Ksamil, Qeparo, Borsh, etj.. u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:

- Për subjektin Ardenis Hamza, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Camping Kranea, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mariglen Lika, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Kelen-ja, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Vladimir Lani, vendndodhja Qeparo, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Dëshira Mahili, vendndodhja Ksamil, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Farije Jahaj, vendndodhja Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Bujar Kofina, vendndodhja Borsh, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Areti Likoka, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

 

 

 

 

 

 

Të fundit