Flash News

KRYESORE

Hakmarrje ndaj koleges, edukatorja në Kinë helmon 23 fëmijë

Hakmarrje ndaj koleges, edukatorja në Kinë helmon 23 fëmijë

Policia e Kinës ka arrestuar një edukatore pasi dyshohet se ka helmuar 23 fëmijë. BBC shkruan se fëmijët u dërguan menjëherë në spital sapo kishin ngrënë mëngjes.

Hetimet parapake zbuluan se ushqimi që kishin konsumuar të miturit përmbante nivele të natriumit. Policia tha se nuk e ka të qartë ende motivin e helmimit të ushqimit. Kurse disa media kineze kanë shkruar se edukatorja donte të hakmerrej për një koleg në punë dhe për këtë arsye kishte helmuar ushqimin e kopshtit. Fëmijët filluan të villnin dhe të ndiheshin keq menjëherë sapo konsumuan ushqimin.

Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rënduar. Kopshti u mbyll përkohësisht dhe fëmijët e tjerë u shpërndanë në vende të tjera.

 

 

Të fundit