Flash News

KRYESORE

Hakohet faqja zyrtare e një institucioni, Krimet e Rënda nisin hetimet 

Hakohet faqja zyrtare e një institucioni, Krimet e Rënda nisin

Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit kanë nisur hetimet pas hakerimit të faqjes zyrtare të një institucioni të rëndësishëm.

Mësohet se ditën e djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për një ndërhyrje në faqen zyrtare të një institucioni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Po ashtu bëhet me dije se me këtë çështje po ashtu po merret edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet.

“Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se raportohet për një ndërhyrje në një faqe zyrtare të një institucioni” thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit