Flash News

KRYESORE

Halili e kishte seriozisht, largon të parin nga Tirana

Tirana humbi në derbi kundër Partizanit me rezultatin 2-1. Presidenti Refik Halili doli mjaft i zhgënjyer nga rezultati, por sidomos nga përgatitja e sfidës nga drejtuesit e tij. Tifozeria bardheblu sulmoi tifozët e Partizanit, shpalosi një banderolë skandaloze dhe hapi gropa për të vendosur lëndë plasëse përballë tribunës së tifozëve të kuq. Takimi mund të kthehej në tragjedi!

Numri një i klubit nuk e ka toleruar këtë situatë dhe menjëherë ka organizuar një mbledhje me drejtuesit e tij ku ka patur dhe pezullime, ashtu siç kishte paralajmëruar. Drejtori i stadiumit "Selman Stërmasi", Ksenofon Haskoçela, është larguar nga detyra për shkak të keqorganizimit të sfidës bën me dije ABC News.

Presidenti ka vënë në dyshim dhe trajneri Ardian Mema, ashtu si një pjesë të lojtarëve, por duket se nuk do të ketë "tërmet" momentalisht. Një tjetër rezultat negativ, do të sillte ndryshime të mëdha.

Rezultate imazhesh për ksenofon haskocela

Të fundit