Flash News

KRYESORE

Halimi denoncon dhunën e ushtruar ndaj forumit rinor të PD në Urë Vajgurore

Halimi denoncon dhunën e ushtruar ndaj forumit rinor të PD në

Kandidati për deputet në qarkun e Beratit Halimi ka deklaruar se një punonjës bashkie ka dhunuar të rinjtë e FRPD-së teksa ata po shpërndanin programin ekonomit të PD-së.

 “Agresohet forumi rinor në Urë Vajgurore, agresorin e pret përballja fatale me ligjin. Forumi rinor i PD në Urë Vajgurore sot është përballur me një bandit, punonjës të Bashkisë i veshur me pushtet gjatë kohës që shpërndanin planin e Lulzim Bashës. 

Kallëzimi është depozituar në Policinë e Shtetit ku isha personalisht dhe pres reagimin e saj të menjëhershëm që së bashku me prokurorinë të përballin me gjithë fuqinë e ligjit, banditin agresor. 

I bëj thirrje forcave politike të dënojnë ashpër aktin banditesk të agresorit dhe t’i bashkohen thirrjes ndaj organeve të ligjit për të përballur banditin me gjithë fuqinë e ligjit”, shkruan Halimi.

Të fundit