Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
"Halli i Metës se nuk ishte në listë për GjK", kush është ish-bashkëjetuesja e Alibeajt që përmendi Balla në Kuvend
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përmendi ish bashkëjetuesen e zyrtarit të PD, Enkelejd Alibeaj si ‘hallin’ e presidentit Ilir Meta për ‘ngrirjen’ e procesit për anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.
“Duhet të flas troç, Meta bën mirë të heqë maskën e të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, ka ngulmuar që lista ti shkojë me 4 veta, se ka parë që e katërta e renditur është një person që ka njohje me presidentin. Bashkëjetuesen e Alibeaj, kjo është troç, lërini dënglat”, tha Balla, i cili e ka fjalën për gjyqtaren Marsida Xhafellari, e cila në listat e KED është renditur me 82.000 pikë, pra me pikët minimale nga kandidatët e tjerë.
Xhaferllari e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007. Deri në shtator 2008, ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtoresh në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrin e Drejtësisë.
Në vitin 2013 u emërua kryeinspektore në KLD.
Ajo iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të tre kriteret e vetingut, por në përfundim të procesit KPK vendosi me shumicë votash se ajo e kishte humbur statusin e magjistratit dhe se për këtë KPK nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj. Xhaferllari e ka ankimuar vendimin e KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.