Flash News

KRYESORE

Handanovic u plak, Interi ka dy emra për të ardhmen e portës

Handanovic u plak, Interi ka dy emra për të ardhmen e portës

Mosha është armiku më i madh i futbollistëve, pa harruar edhe dëmtimet. Portieri i Interit, Samir Handanovic, nuk mund ta shmangte këtë faktor fiziologjik. Ai tashmë është në moshën 35-vjeçare dhe ka vetëm një vit kontratë të mbetur me klubin zikaltër.

Slloveni nuk e ka diskutuar kurrë vendin e titullarit në Milano gjatë viteve të tij si interist, por mediat italiane raportojnë se tani po vjen dita për ta zëvendësuar. Trajneri Antonio Conte do një portier të ri, i cili do të përfitojë një kontratë afatgjatë.

Emrat që përmenden si pasues janë nga Serie A. I pari është Juan Musso (Udinese) dhe i dyti është portieri i Atalantës, Pierluigi Gollini.

Të fundit