Flash News

KRYESORE

Hap pas nga Bayern, "Aspirinat" i godasin me (dy) efekte anësore

Hap pas nga Bayern, "Aspirinat" i godasin me (dy) efekte anësore

Bayer Leverkusen ka shtangur Bayernin këtë të shtunë duke fituar 2-1. Rekordmenët e Bundesligës vinin pas një serie fitoresh, por sot nuk ia dolën. "Aspirinat" ishin shumë herë më efikasë para porte.

Ekipi pritës u ndëshkua pas 10 minutash lojë, kur Leon Bailey shënoi me lehtësi për golin e parë. Bavarezët e rritën ritmin shpejt dhe arritën të barazonin në minutën e 35-të.

Muller ishte autori i golit të barazimit, i ringjallur me trajnerin Flick. Kur pritej përmbysja e Bayernit, ishin sërish miqtë ata që shënuan dhe fituan edhe takimin me dopietën e Bailey.

Pas 13 javësh, renditja në kampionatin gjerman vijon 3 ndërlikuar. Leipzig kryeson tabelën me 27 pikë, ndjekur nga M’Gladbach me një ndeshje më pak dhe 25 pikë. Në vend të tretë vjen Schalke me 25 pikë, ndjekur nga Bayern me 24 pikë.

Të fundit