Flash News

KRYESORE

Hapat e Partisë Demokratike për krizën, Basha bën lëvizjen e radhës

Hapat e Partisë Demokratike për krizën, Basha bën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë nesër një mbledhje me aleatët për të përcaktuar aksionet e radhës të opozitës së bashkuar. Takimi do të zhvillohet në selinë blu, me gjasa në orët e pasdites. Temë kryesore e diskutimit pritet të jetë protesta e radhës kombëtare e opozitës, pas dy tubimeve më 11 dhe 13 maj.

Kryetari Basha, u shpreh se nuk do të ketë negociata pa largimin e Edi Ramës si kryeministër, ndërkohë që për herë të parë deklaroi se i mirëpret ndërkombëtarët në negociata.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore me kryeministër dhe ministra të pranuar nga të dy palët. Pak ditë më parë, u prezantua edhe programi i qeverisë tranzitore me 10 pika.

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
  2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
  3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
  6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.
  7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

 

Të fundit