Flash News

KRYESORE

Hapen aplikimet për gjyqtarët në Strasburg, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapen aplikimet për gjyqtarët në Strasburg, kriteret që

Qeveria shqiptare ka hapur aplikimet për gjyqtarët shqiptarë në Strasburg. Mësohet se afatet e aplikimit do të jetë deri më 20 mars. Kujtojmë që kjo është hera e katërt që në dy vite, me kërkesë të Këshillit të Europës, qeveria shqiptare shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e ngelur vakant prej disa kohësh.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, përmes një shkresë dërguar disa institucioneve, si: Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme apo Shkolla e Magjistratës, kërkon prej tyre publikimin e njoftimit, me qëllim informimin e sa më shumë personave që kanë interes për të aplikuar.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për pozicionin e gjykatësit në Strasburg sipas dokumentit zyrtar:

-të paktën 15 vjet përvojë punë si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut;

-përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë.

-kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike, gjatë dhjetë viteve të fundit përpara kandidimit.

-të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-sigurimit të shtetit, para 2 korrikut 1991.

-të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i Shërbimeve të Inteligjencës.

Në thirrjen për aplikim janë listuar të gjithë dokumentet që duhet të dorëzojë secili kandidat.

Këshilli i Ministrave thekson se kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut. Kujtojmë që përgjatë dy viteve të fundit, Asambleja Parlamentare ka rrëzuar tri lista me kandidatët e propozuar nga qeveria shqiptare.

 

Të fundit